Atentati i dështuar para disa ditësh në Elbasan ka sjellë kërcënimin e Prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, (SPAK), Behar Dibra. Mësohet se në momentin kur prokurori Behar Dibra ishte duke u larguar nga Elbasani ku kishte shkuar për hetimin e ngjarjes, bashkë me një oficer të BKH, dhe me shoferin e tyre, në një makinë tip “Honda”, një makinë tjetër u ka prerë rrugën.

Bëhet fjalë për një automjet ku ishin duke udhëtuar O. Sina dhe E. Sina, vëllezër me njëri-tjetrin, 24 dhe 27 vjeç. Në hyrje të tunelit të Elbasanit, ata kanë fotografuar makinën e prokurorit Dibra dhe i kanë prerë rrugën.

Advertisements

Kjo pasi në momentin kur Dibra dhe pasagjerët e kanë pikasur që po filmoheshin edhe ata kanë nxjerrë telefonat për të filmuar.

Dy vëllezërit i kanë prerë rrugën makinës së Dibrës, janë afruar dhe i kanë kërkuar llogari pse ishin duke u filmuar. Në këtë moment njëri prej djemve ka nxjerrë një dokument që tregonte se ishte pjesë e Policisë së Shtetit. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Dibra duke nxjerrë dokumentin e SPAK.

Advertisements

Por tensioni ka vazhduar deri në tentativë për tu përplasur fizikisht. Nga verifikimi ka rezultuar se dokumenti i Policisë së paraqitur nga të dy vëllezërit ka qenë fals. Pas ketij eposodi Policia e Shtetit është duke kërkuar vëllezërit Sina, të cilët kanë thyer edhe një postbllok të ngritur në Durrës për arrestimin e tyre.

Artikulli paraprak“Asgjë nuk e ndal revolucionin”- Berisha: Protesta e 3 marsit është kundër Ramës!
Artikulli tjetërAksidenti te Shallvaret, Policia: 9 të plagosur, shoferi i urbanit nuk ishte nën efektin e alkoolit