Një 29 vjeçare është nxjerrë nga rrënojat e tërmetit në Turqi pas 258 orësh. Sipas mediave vendase mësohet se Neslan Kilic u nxor nga rrënojat në Kahramanmaras pas 258 orësh, e cila fatmirësisht ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe fliste.
Ndërkohë, 12-vjeçari Osman Halebiye u nxorr i gjallë pas 260 orësh nën rrënoja, dhe një orë më vonë në Antakia shpëtimtarët gjetën dy burra të gjallë – Mehmet Ali Sakiroglu, 26 vjeç dhe Mustafa Avci, 34 vjeç. Të dy janë dërguar në spital.
Advertisements
Ndërkohë që familjarët dhe ekipet pjesëmarrëse në punën e shpëtimit ishin shumë të lumtur për këtë mrekulli.
Kujtojmë që 11 ditë më parë një termet tragjik goditi Turqinë dhe Sirinë duke shkakaktuar mijëra viktima dhe dhjetra mijëra të tjerë të lënduar.
Advertisements
12 yaşındaki Osman Halebiye, ambulansla hastaneye kaldırıldı. pic.twitter.com/wf75oBzqSC
— TRHaber (@trhaber_com) February 16, 2023