Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e zhvilluar ditën e sotme nga policia, që çoi në goditjen e një bande kriminale.

Me anë të një reagimi, policia e Vlorës, raporton se është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Denis Karafili si edhe janë shpallur në kërkim shtetasit Inez Hajrulla, Olsi Koçeli, Erand Hoxha dhe Klaus Islamaj, të pestë pjesëtarë të një grupi kriminal me aktivitet në fushën e krimeve kundër personit.

Advertisements

Inez Hajrulla është një emër i cilësuar si kontigjent kriminal për Policinë, i cili i ka shpëtuar dy atentave, fillimisht në vitin 2017 dhe më pas në 2019.

Atentati i parë u krye me lëndë eksplozive në automjetin e tij, ku humbi një këmbë. Ngjarja ndodhi një prej lokaleve, që në Vlorë njihet si vendi që frekuentohej nga Edison Harizaj, një prej të fortëve të Vlorës, i vrarë në Durrës.

Advertisements

Atentati i dytë ndodhi teksa Hajrulla po qëndronte në një kafene në zonën e Lungomares, në shoqërinë e dy personave të tjerë, kur papritur nga dy makina janë lëshuar breshëri automatiku.

Qitësit me sa duket kanë qenë amatorë, pasi asnjë nga plumbat nuk ka kapur objektivin, por është plagosur krejt rastësisht një punonjës i bashkisë së Vlorës i quajtur Dajko Cenodemaj, 58 vjeç, i cili po pinte kafe me tre miq të tij.

Advertisements

Autorët u larguan duke i djegur dy makinat në zonës e Babicës, njëra prej të cilëve Land Rover, që nga hetimet rezultoi të ishte me targa të vjedhura ku dhe janë sekuestruar dy automatikë të djegur.

Artikulli paraprakNëna e Luizit është e sëmurë? Mikesha e këngëtarit: Me letrën që i dërgoi, i ka dhënë mesazh se…
Artikulli tjetërAmbasadori bën deklaratën e fortë ‘bombë’: Pas Ukrainës, Putin do të merret me Kosovën!