Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e Vasil Shantos, ku disa makina janë përplasur.
Nga aksidenti kanë mbetur disa persona të lënduar, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Advertisements
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që bëhet me dije se fajtori është larguar nga vendngjarja.
Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Advertisements