Gazetari Ronaldo Sharka humbi pak javë më parë babain e tij nga një sëmundje e rëndë.

Dhe gazetari ka bërë gjestin emocionues ndaj të atit teksa u shfaq më studion e BBV. Ronaldo Sharka kishte stampuar në bluze një foto të tij me babain nga momenti kur ai e surprizoi teksa qëndronte në shtëpinë e BBV.

Advertisements

“Jam sonte këtu sepse ne njerëzit e televizionit kemi në dorë diçka shumë të rëndësishme që është impakti. Nuk jam i vetmi që kam humbur prindit, të gjithë humbin familjarë të dashur, në një moment apo tjetër.

Të afërmit tanë që largohen nga kjo jetë jam i bindur që largohen vetëm fizikisht, por janë me ne gjatë gjithë jetës për të na mbrojtur si engjëj dhe ne duhet të vazhdojmë t’i bëjmë krenar”, u shpreh ai.

Advertisements

Gazetari postoi një video të tij ku tregonte bluzën dhe shkroi: “Kujtimi më i bukur, gjithë jetën! ”

Advertisements

Artikulli paraprakE frikshme ajo që ndodh në Turqi! Formohet krateri me diametër 100 metra, shkencëtarët thonë se… (VIDEO)
Artikulli tjetër“A na duan jashtë?”/ Një banor i ri i shtohet shtëpisë së BBVIP, Olta e “bombardon” me pyetje