Në pjesën jugore të Islandës, ka disa ishuj të vegjël, shumica e të cilëve janë të populluar. Por ajo që bie në sy është ishulli i vogël me emrin Elliðaey i cili u bë i famshëm në shekullin e 21-të për shkak të një shtëpie të izoluar që ndodhet në mes të saj, për të cilën shumë njerëz mendojnë se është fotoshop.

Historia që qëndron pas shtëpisë

Advertisements

Shtëpia u ndërtua në vitet 1930 nga pesë familje që jetonin në ishull, të cilë mbijetonin nga gjuetia e zogjve dhe peshkimit.

Nuk ka shumë informacione për familjet që kanë jetuar atje në shekullim e 20-të, por me siguri atyre nuk u pëlqente të komunikonin me të huajt.

Advertisements

I gjithë ishulli është rreth 110 hektarë dhe e vetmja kafshë e egër që strehon është një lloj zogu nordik i quajtur puffin, i cili është mjaft delikat.

Kjo është arsyeja pse në vitet 1990, shtëpia e zbrazët u adoptua nga gjuetarët vendas ku ata do të qëndronin vetëm disa ditë derisa të mbaronte gjuetia, duke e kthyer shtëpinë në një shtëpizë gjuetie.

Advertisements

Shtëpia nuk ka as energji elektrike dhe as ujë të rrjedhshëm, megjithatë ka një sistem kompleks që mbledh shiun i cili mund të përdoret për t’u pirë ose për larje.

Shtëpia pavarësisht vjetërsisë dhe mungesës së mirëmbajtjes është në gjendje shumë të mirë.

Keqkuptimet që kanë lindur për shtëpinë e vetmuar

Ka shumë keqkuptime të ndryshme rreth kësaj shtëpie të largët dhe ishullit në të cilin ndodhet.

Historitë janë të ndryshme nga të përhumburit deri tek shtëpia e një miliarderi që pret apokalipsin.

Një nga keqkuptimet që në fakt u bë publike ishte se shtëpia është në pronësi të Bjork, një këngëtare e famshme islandeze.

Ky keqkuptim në fakt filloi në vitin 2000 kur kryeministri islandez i asaj kohe David Oddsson përmendi në një nga fjalimet e tij publike se ai do ta lejonte Bjork të jetonte në ishull.

Pavarësisht gjithë kësaj, këngëtarja e njohur nuk e ka blerë asnjëherë ishullin dhe as shtëpinë e braktisur ndaj nuk ka asnjë lidhje.

Ishulli, si dhe shtëpia, përdoret ende nga gjuetarët dhe peshkatarët, por kushdo mund të shkojë dhe ta vizitojë ishullin pa kosto apo edhe të jetojë atje për disa ditë.

E vetmja gjë që ju nevojitet është një varkë për të arritur atje dhe ushqim, nëse nuk jeni të gatshëm të gjuani puffins.

Artikulli paraprakMomente emocionuese! “Dashuria është në ajër”, si e kaluan VIP-at shqiptar Shën Valentinin dhe çfarë dhuratash morën
Artikulli tjetërSurpriza e Luizit për Kiarën “shkriu zemrat” e të gjithëve, përveç Butrint Imerit, reagimi i papritur i këngëtarit