Ish-banorja e Big Brother VIP Tea Trifoni, e cila jo pak herë ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e saj personale që nga Përputhen e deri tek Big Brother ka treguar së fundmi një rast ekstrem që i ka ndodhur pasi ka dalë nga shtëpia e famshme e Big Brother-it.

E ftuar në “S’e luan topi” veç jetës së saj private ajo ka treguar edhe një rast ku një fans i Luizit ishte munduar ta aksidentonte së bashku me motrën e saj.

Advertisements

“Pak ditë më parë, dikush u mundua të më përplaste me makinë, një nga fansat e Luizit, Big Brotheri vazhdon edhe jashtë, ishte motra e vogël në timon dhe dikush po mundohej të na aksidentonte”, është shprehur Tea.

E pyetur se nga e dinte që personi që po mundohej t’i aksidentonte ishte pikërisht fansi i Luizit, ajo tha se kuptohej nga mënyra se si ai u ishte drejtuar.

Advertisements

“Fansi i tij po lëshonte ujë drejt nesh dhe po fliste dhe kuptohej që ishte fansi i tij”, ka përfunduar ajo

Artikulli paraprakLa armët për të kurorëzuar dashurinë, historia e policit që u bë kameraman
Artikulli tjetërKush është banori më i ri i Big Brother Albania, prezantues dhe ish-basketbollist i njohur