Butrint Imeri është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave rozë për shkak të raportit që ish e dashura e tij Kiara Tito ka krijuar në shtëpinë e Big Brother Vip me Luizin.

Dy ditë më parë teksa ndodhej në një koncert, Butrinti është ngacmuar nga fansat për raportin e çiftit.

Advertisements

Teksa ka pasur një moment pauze, fansat e mbledhur në koncert kanë nisur të brohorasin në kor emrin e Luizit.

Butrinti ka pritur me sportivitet këto thirrje duke buzëqeshur gjatë gjithë kohës. Më vonë ata i kanë nxjerrë në celular emrin e ish të dashurës, Kiara duke e pyetur nëse i mungon ajo por Butrinti ka zgjedhur të mos reagojë duke vazhduar performancën.

Advertisements

Pak javë më parë, mbrëmjen e ditëlindjes së Kiarës u aludua se Butrinti do të hynte në Big Brother Vip për të surprizuar ish partneren por dhuratën në mesnatë ia bëri Luizi duke i kënduar një këngë të Ed Sheeran.

Më pas Butrinti ka zgjedhur të përfitojë paksa nga fama e ish të dashurës, duke aluduar për surprizë mbrëmjen e spektaklit tjetër, dhe ndërkohë që fansat prisnin që ai të takonte Kiarën, surpriza ka qenë kënga e tij e radhës.

Advertisements

Artikulli paraprakHorror në Maliq/ U raportua si aksidentale, zbardhet ngjarja makabre, babai masakroi djalin me çekiç
Artikulli tjetërÇfarë ndodhi në shtëpinë e BBV? Zhaklin Lekatari nuk përmbahet, u bën thirrjen e fortë banorëve