Aktori i humorit Elvis Pupa, i cili është larguar prej disa vitesh nga Shqipëria duke u shpërngulur në SHBA, mbetet një personazh shumë i dashur për publikun.

Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku publikon video të ndryshme humoristike.

Advertisements

Së fundmi aktori i ka habitur të gjithë me postimin e tij duke i bërë të mendojnë se shumë shpejt do i rikthehet ekraneve shqiptare.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, këngëtari i ‘’jep mundësinë’ ndjekësve të tij të japin sugjerimet e tyre se ku kanë dëshirë ta shikojnë aktorin. Detaji që ngriti dyshimet se Elvisi mund të jetë shumë shpejt banori më i ri i “Big Brother VIP” ishte që ata ta shikojnë si është ai në një reality-show dhe jo duke aktruar.

Advertisements

Postimi i Elvis Pupës:
“Respekte! Për të gjithë ju që më keni shkruar në inbox dhe më pyesni “Kur do të të shohim prapë live?”

Meqë “Plumbi del me plumb”, unë po i përgjigjem pyetjes me pyetje: Ku do kishit qejf të më shikonit tani afër, jo në rol por live, kështu “si natyra më krijoi”:

Advertisements

Te marketi i lagjes?

Në autobusin e unazës?

Apo në ndonjë reality-show…?”

Artikulli paraprakPo nxjerrin jashtë dyshekët dhe jorganët! Çfarë po planifikon ‘Big Brother Vip’?(Video)
Artikulli tjetër“Me tumor në mushkëri, në gradë të fundit”/ Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Valbona u largua menjëherë nga “Big Brother Vip’. Bledi Mane tregon gjithçka