Një aksident me pasoje vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Elbasan- Cërrik. Bueime zyrtare të policisë thanë se 41 vjeçari me inicialet O. H, ka aksidentuar me makinën e tij, 33 vjecarin me inicialet N.B, këmbësor.

Mësohet se i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital, si pasojë e plagëve të marra nga përplasja me makinën.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, shtetasi O. H., 41 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 33 vjeç, banues në Cërrik, (këmbësor)

Advertisements

Si pasojë shtetasi N. B., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi O. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Advertisements

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakRonaldo nuk përmbahet, ‘shpërthen’ ndaj gazetares në mes të emisionit: Me c*ca e ke nisur gazetarinë
Artikulli tjetërIshte i dehur, vetëvaret burri në Devoll, u gjet i pajetë nga familjarët