Allison Guerriero, ish- e dashura që denoncoi ish-zyrtarin e FBI Charles Mcgonigal, ka dhënë detaje lidhur me takimin e tij me kryeministrin Edi Rama.

Ajo tha se nuk e dinte arsyen e takimin mes Ramës dhe McGonigal, por që të dy flisnin shpesh në telefon dhe se ishin miq.

Advertisements

Më tej Guerriero theksoi se ish-zyrtari i FBI-së i tregonte se Ramën e kishte mik të mirë, ndërsa u shpreh se nuk ishte takuar asnjëherë me Agron Nezën, mirëpo tha se Charles e ka përmendur shpesh herë dhe se së bashku kanë udhëtuar në disa vende, madje kanë shkuar edhe në Kosovë.

“Nuk e di se cilat ishin marrëveshjet nuk më kujtohen se çfarë kishte në atë email se isha e dehur. Di gjë ai do të shkonte në Shqipëri dhe do të kthehej në Kosovë pa i treguar FBI, kjo është ajo që di. Ai do të shkonte të takohej me kryeministrin Rama, nuk më thoshte kush ishte objekti i takimit

Advertisements

Besoj se ishin miq personal dhe flisnin në telefon me njeri tjetrin. Charle ka marrë në telefon kryeministrin Rama në prezencën time, jo shpesh por më thoshte që e kishte mik të mirë po kaq.

Unë nuk e kam takuar zotin Nezën, Charle e ka përmendur që ishte një mik i vet por kaq, që kishin udhëtuar bashkë në Shqipëri, në Vjenë dhe që kishin shkuar me makinë nga Shqipëria në Kosovë”, tha ajo për “Euronews”.

Advertisements

Artikulli paraprakSot do festonte ditëlindjen e babait, prek me fjalët Luizi: ‘Sa të dal nga këtu do shkoj në varreza’! (Video)
Artikulli tjetërSherr mes kunatash te zonja Eni: Ti më rrahe, pronën do të ta marr dhe vëllain tënd do e lë!