Përmbyset në rrugën e Rinasit një makinë e blinduar e cila përdoret për të transportuar vlera monetare. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit, me inicialet B.J, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Automjeti që drejtonte B. J. përdorej për transportimin e vlerave monetare, por në momentin e aksidentit ka qenë bosh.
Advertisements
Kështu raporton deri më tani Policia. Grupi hetimor pritet që të zbardhë më shumë detaje në orët në vijim.
Advertisements