Është ndarë nga jeta ditën e sotme Tomor Golemit, kryetari i parë i bashkisë së Durrësit pas rënies së komunizmit.

Në lidhje me këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe kreyetari i grupit parlamentar të PD në Kuvend, Enkelejd Alibeaj.

Advertisements

Ai shkruan se Golemi ishte një demokrat i vlerave të jashtëzakonshme njërëzore dhe një pushtetar shërbëtor për qytetarët e Durrësit në vitet që shërbeu si kryetar i bashkisë bregdetare.

Postimi i plotë i Alibeajt:

Advertisements

Me dhimbje të thellë mësova sot lajmin për ndarjen nga jeta të Tomor Golemit, kryetari i parë i bashkisë së Durrësit pas rënies së komunizmit (1992-1996).

Tomor Golemi ishte një demokrat i vlerave të jashtëzakonshme njërëzore dhe një pushtetar shërbëtor për qytetarët e Durrësit në vitet që shërbeu si kryetar i bashkisë bregdetare.

Advertisements

Për mua, për demokratët e sidomos për qytetarët e Durrësit, ai do të mbetet gjithmonë në kujtesë si një njeri me vlera të jashtëzakonshme dhe një shembull se si duhet të jetë një politikan në shërbim të popullit të vet.

Ngushëllime të sinqerta dhe të ndjera për familjen, miqtë dhe për të gjithë bashkëqytetarët e tij durrsakë.

U prehsh në paqe Tomor Golemi!

Artikulli paraprak“Këta do shohin spektakël tani”/ ‘Shpërthen’ Luizi pas daljes së Efit dhe paralajmëron banorët: Do i them Kiarës zëre se s’jemi bashkë…
Artikulli tjetërAksident i rëndë në vend, lëndohen 4 persona