Një kërcënim për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës.

Ky lajm është konfirmuar nga vetë zëdhënësja e Aeroportit Valentina Gera, e cila përmes një njoftimit për mediat tha se pas alarmit është bërë i mundur evakuimi i udhëtarëve dhe personelit.

Advertisements

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente janë involvuar ne detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”, ka njoftuar Gara.

Policia e Kosovës nga ana tjetër thotë se informatat për kërcënim kanë ardhur rreth orës 16:00.

Advertisements

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Artikulli paraprakE zbulon Instituti Gjeologjik, nuk do ta besoni deri ku u ndje tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë
Artikulli tjetërTragjedia e tërmetit prek dhe futbollin! Nxirret i pajetë nga rrënojat e një ndërtese në Turqi, portieri i njohur