E dhimbshme! Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, lajmin e jep miku i tij

Mjeku Jorgo Kosta është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Advertisements

Lajmin për ndarjen e tij nga jetë e ka dhënë epidemiologu Erjon Dasho, përmes një postimi në Facebook.

Advertisements

Dasho plot dhimbje për këtë humbje shkruan se Jorgo Kosta ishte person me vlera të pazvëndësueshme për mjekësinë shqiptare.

“Kur largohen njerëz dhe profesionistë si Dr. Jorgo Kosta, humbasin vlera të pazëvendësueshme të mjeksisë shqiptare. Të qoftë dheu i lehtë, doktor, dhe qofsh përherë i kujtuar!”, është shprehur Dasho.

Kujtojmë se pak javë më parë u nda nga jeta edhe mjeku Isuf Kalo.