Dyshohet se u vra nga bashkëatdhetarët, ky është i riu shqiptar që humbi jetën

Personi në foto është 37-vjeçari shqiptar që u vra aksidentalisht në një lokal në Nea Joni pas një sherri mes një grup shqiptarësh, mbrëmë në Athinë.

Advertisements

Pëllumb Islami, 37 vjeç punonte si hidraulik në Greqi. 37-vjeçari gjatë momentit që ndodhi ngjarja e rëndë kishte shkuar në lokal për të parë ndeshjen.

Advertisements

Ndërkohë, në të njëjtin ambient një grup shqiptarësh, 7 persona, hynë lokal dhe nisën të debatojnë me njëri-tjetrin.

Më pas ata dolën nga lokali duke bërtitur dhe duke vazhduar zënkën e tyre. Kur sherri u ndez edhe me shumë, njëri prej tyre ka nxjerrë një pistoletë dhe ka nisur të qëllojë. Një nga plumbat kapi shqiptarin që s’kishte asnjë lidhje me grupin që po debatonte.

Ai u plagos rëndë, e për rrjedhojë ndërroi jetë në spital. Pas të shtënave shqiptarët janë zhdukur në drejtim të panjohur, ndërsa çështjen e ka marrë në hetim Departamenti i Vrasjeve të Sigurimit. Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e grupit prej 7 anëtarësh.