Një gjykatë gjermane dënoi të enjten dy vëllezër afganë me burgim të përjetshëm për vrasjen e motrës së tyre, sepse ata nuk e miratonin stilin e saj të jetesës ‘moderne’.
Viktima, një 34-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e identifikuar si Maryam H., u gjet e varrosur në një kodër në rajonin jugor të Bavarisë të Gjermanisë disa javë pasi u zhduk nga shtëpia e saj në Berlin në korrik 2021.
Advertisements
Pamjet e sigurisë së stacionit të trenit treguan vëllezërit e saj, Yousuf dhe Mahdi H., duke hipur në një tren nga Berlini në Bavari, në kohën kur Maryam H u zhduk, duke tërhequr zvarrë një valixhe të rëndë që besohet se mbante trupin e saj.
Ajo u gjet me litar tek duart, këmbët, gojën dhe hundën dhe ekspertët i thanë gjykatës së qarkut në Berlin se ajo ishte mbytur për vdekje para se t’i prisnin fytin.
Advertisements
Gjykatësi Thomas Gross tha se të dy burrat, të dy në të 20-at, e kishin vrarë gruan ‘sepse ajo po tërhiqej gjithnjë e më shumë nga ndikimi kontrollues i vëllezërve’.
“Ata ia mohuan asaj këtë të drejtë, këtë të drejtë për jetë”, deklaroi Gross në vendim.
Advertisements
Prokurorët thanë se vëllezërit kishin kundërshtuar ‘mënyrën e jetesës pjesërisht moderne’ të motrës së tyre dhe ishin përpjekur ta ndalonin atë të kishte një lidhje të re pasi ajo u nda nga burri i saj afgan.
Avokatët mbrojtës argumentuan se Yousuf kishte vr arë aksidentalisht motrën e tij gjatë një debati dhe se Mahdi H. duhet të ecte i lirë.
Por pretendimet u rrëzuan nga gjykata dhe të dy vëllezërit u shpallën fajtorë pas 42 ditësh negociata dhe marrjes në pyetje të 52 dëshmitarëve.