Deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj, me tone të ashpra i është drejtuar qeverisë Rama, duke deklaruar se personazhet e “dosjes 184” nuk i lidh asgjë me Lezhën dhe të ardhmen e saj.

Metaliaj thotë se këto personazhe nuk do të kenë asnjë shans që të keqpërdorin dhe të propagandojnë të pavërtetat.

Advertisements

Deputetja paralajmëron se do të marrin ndëshkimin me 14 Maj, ndërsa postimin e mbyll duke theksuar se nuk kanë parë gjë akoma.

“Të fyejnë dhe ndihen të fyer!

Advertisements

Nuk keni asnjë shans të keqpërdorni dhe te propagandoni të pavërtetat!

E kuptojmë që jeni në hall të madh por nuk ju ndihmojmë dot !

Advertisements

Personazhet e dosjes 184 nuk i lidh asgjë me Lezhën dhe të ardhmen e saj.

Janë pakicë e pa votuar,është një tjetër fakt .

I njeh Lezha dhe mbarë Shqipëria se çfarë përfaqësojnë.Nuk i shpëton dot gjuha përçarëse që kërkojnë të fusin mes banorëve të të gjitha krahinave që kontribuojnë për Lezhën.

Besëlidhjen e Lezhës nuk ua kujtojnë dot lezhjanëve ata që tjetërsojnë vullnetin e sovranit apo dhe historinë e qytetit ku kanë paralajmëruar edhe shembjen e stadiumit “Besëlidhja”.

Lezha do ju japë ndëshkimin më të madh në histori më 14 Maj kësaj pakice politike që si lidhë asgjë me të ardhmen e saj.E kanë provuar humbjen me 25 prill 2021 ,edhe më e thellë do të jetë humbja me 14 Maj !

Mos u shqetësoni do na keni përballë në çdo sfidë e betejë !

Ju nuk keni parë gjë akoma !”, shkruan Metaliaj.

Artikulli paraprakProtesta para Kuvendit, policia merr masa, rreth 1 mijë efektivë në gatishmëri
Artikulli tjetërDumani trondit me informacionet e fundit: Palushi e dinte që fshihesha tek Alibej, i merrja leje dhe dilja rrugëve të qytetit