Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që është shënuar gjatë orëve të natës në Kroaci, ku u përplas një autobus me targa shqiptare.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 23:43 në autostradën A-1, në drejtim të veriut, në afërsi të kryqëzimit të Brinjës. Policia kroate bën me dije se autobusi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një barrierë, më pas është përmbysur.

Advertisements

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë një 41-vjeçar shqiptar, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë edhe soferi i autobusit, shtetas shqiptar 58-vjeçar. Po ashtu nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dhe 7 pasagjerë të tjerë që ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Artikulli paraprak“Të dua zemërush”/ Kristi deklaroi se ishin ndarë, e dashura nxjerr mesazhet një ditë para hyrjes në BBVIP
Artikulli tjetërE frikshme ajo që ndodh në Turqi! Formohet krateri me diametër 100 metra, shkencëtarët thonë se… (VIDEO)