Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja

– Sot, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është paraqitur në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Advertisements

Burime për Euronews bëjnë me dije se Gjiknuri është thërritur për të dëshmuar në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e abuzimeve të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Advertisements

Gjiknuri, në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH.

Ish-ministri urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në Dhjetor të vitit 2017. Ndaj dhe mësohet se sot po jep sërish shpjegime lidhur me çëështjen, por nuk dihet nëse do të merret në pyetje për ngjarje të tjera.