Banorët e shtëpisë së ‘Big Brother’ do të transformohen në gazetarë dhe moderatorë. Kjo është sfida më e re e cila u bë e ditur nga Keisi, e cila lexoi sot për banorët zarfin e bardhë. Ata do të ndahen në grupe për drejtimin e disa emisioneve dhe do të përcaktojnë prezantuesit. Gjatë mbrëmjes së sotme do të zhvillohet emisioni “Top Story” i Grida Dumës, ndërsa nesër do të vijojnë me programin e mëngjesit “Wake Up” e më pas “Shqipëria Live”, “Ftesë në Pesë”.

‘Ftesë në 5 do ta prezantoj unë, ta bëj unë se nuk kam prezantuar kurrë’- Olta

Advertisements

‘Përputhen e bëj unë’-Kiara

‘Unë dua të marr ‘Se Luan Topi’- Dea

Advertisements

‘Unë jam opinioniste te Përputhen’- Ermiona

‘Unë po marr Wake up’- Nita

Advertisements

‘Unë nuk kam parë gjysmën e emisioneve’-tha Luizi.

Video
I vetmi që mbeti pa një program është Luizi, mirëpo ekziston mundësia që të jetë prezantues në ‘Fiks Fare’, pasi i shkon si format me batutat e tij. Maestro mund të jetë bashkë-shoqëruesi i tij në këtë emision, mirëpo gjërat mund të ndryshojnë pasi ende nuk janë vendosur rolet përfundimtare.

Artikulli paraprakVranësira dhe temperatura në rritje, njihuni me parashikimin e motit për sot
Artikulli tjetërArrestimi i ish-zyrtares Alda Klosi, Ahmetaj jep detaje: Kam folur vetëm një herë në telefon dhe…