Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Prokurorinë e Posacme, SPAK se kanë marrë “në mbrojtje të plotë Arben Tigrin”.
Berisha gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit u pyet nga një qytetar përse opozita nuk po flet më për ish zv kryeministrin Arben Ahmetaj.
Advertisements
Sali Berisha: Për Arben Tigrin, Sali Berisha dhe opozita ka folur më shumë se për çdokënd tjetër.
Por Arben Tigri është nën mbrojtjen e plotë të SKAP-it dhe Edi Ramës.
Advertisements
Sepse një qime floku po i lëvizi atij, bie Edi Rama dhe vetë SPAK-u që është i përvëluar nga paratë e inceneratorëve.
Sali Berisha dhe opozita nuk do kursejë asnjë njeri në këtë përpjekje.
Advertisements