Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbjati këtë të hënë një deklaratë për mediat, ku i bëri thirrje qytetarëve që të marin pjesë në protestën e thirrur nga opozita më 3 mars.

Berisha tha se protesta e 3 marsit është kundër qeverisë së kryeministrit Rama deh se asgjë nuk e ndal revolucionin e nisur drejt fitores.

Advertisements

“Protesta e 3 marsit është anti-Rama. Është kundër të vjedhjeve të tmerrshme që u bën shqiptarëve, kundër përzënies masive që u bën shqiptarëve, kundër thikës që futi në marrëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA, kundër përpjekjeve të tij për të shkatërruar opozitën.

Protesta është: T’i dalim zot Shqipërisë.

Advertisements

Është një moment i rëndësishëm i revolucionit demokratik, që nuk ka më të ndalur.

Dështuan në çdo përpjekje, dështoi çdo përpjekje e turpshme për të mposhtur opozitën dhe për ta vendosur atë nën kontrollin e Edi Ramës. Përpjekje unike në histori.

Advertisements

Prapë, vështirësi ka, por aty ku u nis kjo betejë dhe ku ka arritur, asgjë nuk e ndalon këtë revolucion deri në fitoren e plotë”, tha Berisha.

Artikulli paraprakKush janë personat e përfshirë në ngjarjen tronditëse? Zbardhet çfarë tha para hetuesve shoqja e ngushtë e Joy Ayokos
Artikulli tjetërKërcënohet prokurori i njohur i SPAK, dy vëllezërit i ‘presin’ rrugën me makinë në tunelin e Elbasanit, lidhja me atenatin e dështuar disa ditë më parë