Gazetari Arian Çani deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ambicie për t’u bërë kryeministër.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Arian Çani u shpreh se Veliaj mezi pret momentin që kreu i qeverisë, Edi Rama të rrëzohet nga pushteti.

Advertisements

“Më thoni ju mua, sot kush është njeriu që ka ambicie t’i kapë vendin Edi Ramës? Përveç Erion Veliajt. Jo, Berisha nuk e ka, sepse do do bënte këto që po bën, po bën gjëra deja vu, do bënte diçka tjetër. Për mua kjo është kryesorja.

Nuk ka një lider në hije, pra një kryeministër në hije, përveç atij të bashkisë, që po pret tani. Ai po pret, të rrëzohet sa më shpejt ai që t’i kapë vendin”, theksoi ai.

Advertisements

Artikulli paraprakTronditet bota e kinemasë! Ndërron jetë në moshën 27-vjeçare aktori i njohur, dyshimet e para
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e nesërme, 17 shkurt 2023