Ambasadori bën deklaratën e fortë ‘bombë’: Pas Ukrainës, Putin do të merret me Kosovën!

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach gjatë ditës së sotme ka bërë një paralajmërim të frikshëm përsa i përket Kosovës.

Advertisements

Sipas Tolkach, presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklauar se pasi të mbarojë luftën me Ukrainën do të merret me situatën në Kosovë.

Advertisements

“Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se pas luftës në Ukrainë do të merret me situatën në Kosovë, prandaj duhet të pyesim veten se çfarë mund të pritet nga një veprim i tillë”, ka thënë Tolkach.

Në fund të fjalimit ambasadori ka falenderuar Serbinë për gjithçka që po bën për të ndihmuar Kievin, duke vënë në dukje edhe varësinë energjitike të Beogradit nga Rusia që Ukraina e ka vuajtur për vite me rradhë.