Një video e postuar në Instagram nga gazetarja Alma Çupi, po përhapet me shpejtësi në rrjet. Në të shfaqet një grua e cila, mbi kurriz ka të vënë një sasi të madhe dru zjarri,

e ndërsa në anën tjetër shihen dy burra duke pirë cigare, pa u shqetësuar për zonjën dhe peshën e rëndë që ajo mban mbi supe.

Advertisements

“A i mban dot ato dru, si ti kanë lënë ty”, pyet gazetarja, ndërsa gruaja nga fshati Xibër i Klosit vetëm buzëqesh.

Më pas kamerën e kthen tek dy burrat që ndodhet pranë zonjës dhe i drejtohet njërit prej tyre: “Mirë mo, si ti pi cigare ajo mban drutë”.

Advertisements

Në komentet në postim kanë vërshuar zemrëratat dhe mallkimet ndaj burrit që pinte cigare dhe faktit sesi realiteti i gruas shqiptare nuk ka ndryshuar aspak, dhe pse jemi në 2023.

Advertisements

Artikulli paraprakBilanc i rëndë viktimash, stuhitë e frikshme të motit pushtojnë këtë shtet
Artikulli tjetërKy vend ofron 500,000 bileta ajrore falas për të joshur turistët, kjo është një mundësi ideale për ato që duan të udhëtojnë