Aksidenti me 4 të vdekur/ Publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes, makinat e shkatërruara plotësisht (VIDEO)

Pamjet që shihni më poshtë vijnë nga rruga Ferizaj-Sthimë aty ku sot u aksidentuan tre makina, duke shkaktuar 4 persona të vdekur. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme njëra nga makinat ka dalë nga rruga ndërsa në pjesën e përparme është shkatërruar plotësisht.

Advertisements

Dyshohet se përplasja e tre mjeteve ka qenë e fortë, për shkak të shpejtësisë përtej normave të lejuara. Ndërsa në vendin e ngjarjes shihen edhe grupet hetimore dhe ambulanca të cilët po nxjerrin trupat e pajetë nga mjeti i shkatërruar.

Advertisements

Pritet që hetuesit të zbardhin shkaqet e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në rrugësn Ferizaj-Shtimë të Kosovës.