Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Turqi. Një autobus, i cili po udhëtonte nga Dijarbak?r në drejtim të Bodrumit është përmbysur në kryqëzimin Karabedir.

Mediat turke shkruajnë se si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 8 pasagjerë, ndërsa 35 të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton cnnturk. Të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta të Turqisë për mjekim të specializuar.

Advertisements

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulancat dhe ekipet e shpëtimit, ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve.

Advertisements

Artikulli paraprakLajm i mirë për shqiptarët/ Gjermanisë i duhen 400 mijë punëtorë në vit, ja çfarë pritet
Artikulli tjetërArti në zi/ Humbje e madhe për Shqipërinë, ndahet nga jeta aktori i talentuar