Dy të rinj, motër e vëlla, janë aksidentuar teksa udhëtonin me makinë dhe kanë përfunduar në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 të ditës së enjte, te kryqëzimi i Niklës, në Krujë, ku automjeti me drejtues 26 vjeçarin E. Ç., është përplasur me automjetin me drejtues 32-vjeçarin D. F.

Advertisements

Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit E. Ç., dhe pasagjerja në këtë automjet,

motra e tij 22-vjeçare, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Artikulli paraprakNjë histori që të lë pa frymë, një familje greke në Amerikë, në kërkim të rrënjëve shqiptare
Artikulli tjetërProtesta përballë Kuvendit/ “Ku jeni o pengjet e korrupsionit?” Berisha shpërthen në akuza ndaj ambasadorëve