Një aksident është shënuar ditën e sotme në Durrës. Një mjet tip “Citroen” ka përfunduar lart barrierave mbrojtëse të rrugës.
Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur pranë rrethrrotullimit afër kishës Ortodokse dhe hyrjes së portit detar, në lagjen nr.4.
Advertisements
Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarëse. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Advertisements