Kreu i PD, Sali Berisha tha se protesta kombëtare e thirrur më 11 shkurt, kundër kryeministrit Edi Rama do të jetë sipari i një revolucioni për të rrëzuar pushtetin e tij.
Sipas Berishës, “populli mund ta përmbysë Ramën dhe Ramës t’i tregojë vendin drejtësia e reformuar”.
Advertisements
Protesta do jetë një shëtitje e radhës?
Sali Berisha: Protesta është sipari i një revolucioni që ka për objektiv madhor rrëzimin e kësaj kalbësire që qeveris në Shqipëri dhe emrin e ka Edi Rama.
Advertisements
Si do e mbrosh votën më 14 maj?
Sali Berisha: Mbrotja e votës ka një kusht, largimin e Ramës. Ndaj ju ftoj të largojmë këtë demon pushteti që ndan psikologjinë e Spiro Kolekës e Kristaq Ramës ndaj kundërshtarëve politike, që korrupton agjentët e FBI për të garantuar një Shqipëri pa opozitë.
Advertisements
A mundet populli ta kapë Ramën e ta burgosë vetë?
Sali Berisha: Jo populli nuk mund të bëjë drejtësi vetë, populli mund ta përmbysë Ramën dhe Ramës t’i tregojë vendin drejtësia e reformuar.
Në këto zgjedhje do konkurojmë me siglën që përmbysëm etërit e Ramës, ky demon pushteti, kërkon tani që të na përjashtiië nga zgjedhejt që të fitojë me Ali Bashën zgjedhjet e 14 majit, por llogaritë i ka gabim, si i dolën gabim llogaritë me Mc Gonigalin këtë herë shqiptarët do i tregojnë vendin e do mjerohet në këtë përpjekje primitive.