Një grua është gjetur nga fqinjët pa shenja jete në banesën e saj në fshatin Reçan të Prizrenit në Kosovë.
Policia njofton se një fqinj ka raportuar se nuk e ka parë viktimën që prej dy ditësh.
Advertisements
Për rrjedhojë bashkë me disa fqinjë të tjerë ata kanë hapur derën e banesës se viktimës, ku dhe e kanë parë pa shenja jete.
Policia e Prizrenit e konsiderin vdekjen të dyshimtë, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Advertisements
“VDEKJE E DYSHIMTË- Fsh. Reçan, Prizren 18.02.2023 – 19:10. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se fqinja e saj që dy ditë nuk është parë. Dëshmitari së bashku me disa fqinjë kanë hapur derën e saj dhe kanë vërejtur viktimën pa shenja jete.
Njësitë policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.”
Advertisements