Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka folur në emisionin “Opinion”,lidhur me arrestimin e ish-zyrtares Alda Klosi, pasi në banesën e saj u vodhën një shumë e konsiderueshme parash nga pastruesja.

Ahmetaj tha se me Klosin ka patur vetëm lidhje zyrtare dhe se ajo ka qenë për 9 muaj shefe kabineti.

Advertisements

Ai mohoi se Klosi e ka telefonuar atë për t’i kërkuar ndihmë në momentin që i janë vjedhur paratë në banesë.

A ju ka telefonuar ju Alda Klosi për t’ju kërkuar ndihmë?

Advertisements

Jo nuk është e vërtetë.

Çfarë lidhje keni patur?

Përsa i përketë Klosit, unë nuk jam që përgjegjësia është personale se ajo është fjala e fundit. Ajo ka qenë vetëm 9 muaj shefe kabineti. Lidhja ime me të është vetëm zyrtare. Unë kam folur vetëm njëherë nga fillimi i tetorit. Se i merrja të gjithë, ku keni filluar pune etj. Sot Sot ajo është para drejtësisë, uroj që ta sqaroj.