Presioni i lartë atmosferik vijon të ushtrojë aktivitetin e tij në Europën qëndrore, por gradualisht do të kemi hyrjen e masave ajerore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës ku priten reshje të pakta në territorin e Shqipërisë..

E Enjte , data 23 Shkurt 2023

Advertisements

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta në mbrëmje në zonën Veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Advertisements

Zona malore 2/14°C
Zona e ulët 4/16°C
Zona bregdetare 8/16°C