Sot përmes një zarfi që mbërriti në shtëpi nga vëllai i madh, Valbona Mema u largua përfundimisht nga Big Brother. Luizi ishte ai që ndau me të tjerët mesazhin që vëllai i madh kishte komunikuar në atë zarf. Këngëtarja e njohur ndërkohë kërkoi disa herë të dilte nga shtëpia për shkak të trysnisë dhe presionit psikologjik.

“Për shkak të një situate urgjence shëndetësore familjare, konkurrentja Valbona Mema ka ndërprerë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP”, thuhet fillimisht në njoftim.

Advertisements

“Për këtë arsye anulohet televotimi për ditën e shtunë. Valbona ju uron suksese të gjithëve duke shpresuar që të fitojë më i miri. Ju dua shumë të gjithëve”.

Nga ana tjetër, në spektaklin e së shtunës nuk do të largohet askush nga shtëpia.

Advertisements