Pasuri me vlerë tre milionë euro në pronësi të shtetasit Emiljan Burba, i dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik droge, janë sekuestruar nga Policia e Tiranës. Hetimet nën drejtimin e Prokurorisë kanë zgjatur për dy vite dhe janë ndjekur metoda proaktive.
54 vjeçari është ndaluar në Tiranë në vitin 2014 dhe është ekstraduar në Itali, pasi Gjykata e Apelit në Torino e ka dënuar me 21 vjet burgim. Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 3 milionë euro, konkretisht:
Advertisements
2 ndërtesa (resorte), në Sarandë, 1 automjet (kamion) dhe 1 rimorkio.
Advertisements
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas ose familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:
Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një hetimi dyvjeçar të ndjekur me metoda proaktive, u zhvillua operacioni policor i koduar “Resort 2012”.
Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetasit Emiljan Burba, 54 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është ndaluar në Tiranë, në vitin 2014, dhe është ekstraduar në Itali, pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 21 vjet burgim, për trafik droge. Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 3 milionë euro, konkretisht:
2 ndërtesa (resorte), në Sarandë, 1 automjet (kamion) dhe 1 rimorkio.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas ose familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.
Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës, për asetet e sekuestruara:
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë sekuestroi pasuritë e shtetasit E.B., dhe familjarëve të tij pasi dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Shtetasi E.B., është dënuar në Itali me 21 vite burgim për veprën penale të “Trafikimit të drogës”.
Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurive të shtetasit E.B., dhe familjarëve të tij, rezulton se ato nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike. Dyshimet mbi precedentët kriminalë të këtij shtetasi, kryerja e shumë transaksioneve në shitjen e pasurive të paluajtshme, krijojnë bindjen se janë investuar në ndërtimin e objekteve të cilat janë në proces legalizimi.
Konkretisht, Prokuroria Tiranë sekuestroi pasuritë e mëposhtme:
Pasuria e poseduar nga shtetasi E. B., në qarkun Vlorë, njësia Delvinë adresa Vane, ndërtim pa leje aplikuar për legalizim;
Pasuria e poseduar nga shtetësja F.B., në qarkun Vlorë, njësia Vergo, adresa Vane, ndërtim pa leje, aplikuar për legalizim;
Subjektin me nr. (NUIS) L871…, EMIL-2018, me administrator shtetasin E.B.; si dhe
Asete të deklaruara të këtij subjekti: një kamion dhe një rimorkio.
Të gjitha këto pasuri të paluajtshme dyshohet se janë fituar nga personi i hetuar E. B., si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Itali ku ka marrë edhe dënimin përkatës.