Autori i ngjarjes së ndodhur në Athinë, ku mbeti i vrarë aksidentalisht 30-vjeçari shqiptar ende nuk është identifikuar. Mësohet se grupi prej shtatë shqiptarësh ka debatuar për larje hesapesh, për ngjarje të ndodhura mes tyre.

Siç u raportua më herët autorët janë nga Shqipëria e Jugut dhe pjesë e grupeve kriminale shqiptare. Gjithashtu mësohet se janë të përfshirë në trafik droge në Athinë.

Advertisements

Sakaq autoritetet po hetojnë lidhur me mjetin e gjetur në vendin e ngjarjes, po ashtu policia është vënë në kërkim të një Mercedez-Benz ngjyrë gri me targa greke, si edhe një fuoristradë me targa shqiptare.

Një tjetër detaj që është zbuluar është fakti se përpara ngjarjes, një makinë me targa shqiptare ndodhej në zonë, dhe duket se në vendin e ngjarjes kanë ardhur pjesëtarët e grupit për t’u sqaruar në Greqi.

Advertisements