Ashtu si dhe ishte paralajmëruar, pedagogët kanë nisur protestën. Të mbledhur para Korpusit Universitar, pedegogët i kanë bërë thirrje qeverisë që të plotësojnë kushtet e tyre.
“Duam rritje page, dhe të rritet buxheti për arsimin”, thanë pedagogët. Mes të tjerash ata iu bënë thirrje studentëve që t’i bashkohen tubimeve të tyre, për një kauzë të përbashkët.
Advertisements
Më herët kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, tha se qeveria nuk ka plotësuar asnjë nga kërkesat e tyre dhe se ka treguar qartë që “nuk i do studentët”.
“Kemi ndjekur shqyrtimin për kërkesat tona. Këto institucione duhet të mbështesin organizimin e stafeve akademtike.
Advertisements
Shkëputja e komunikimit është e papranueshme. Refuzimi i qeverisë për të mos plotësuar kërkesat tonë tregon mos ndjeshmërisë ndaj atyre kërkesave.
Shumë kërkesa tona kanë ngelur pa marrë përgjigje. Ne tërheqim vëmendje për gradat dhe doktoraturat. Përqendrimi i të gjitha degëve në Tiranë dhe mbyllja e degëve në rrethe është një tjetër shqetësim.
Përfaqësuesit e qeverisë dhe Kuvendit nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të biseduar me ne. Qëllimi ynë është që studentët të bëhen studiues të etur, por qeveria po tregon se nuk e don këtë. Protestë kombëtare ditën e mërkurë ora 10”, tha ai.