Sot i ftuar në emisionin “Big Brother Radio” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë ish-banori i shtëpisë së “BBV”, Bledi Mane. Ai ka treguar gjithçka rreth vendimit që mori ditën e djeshme për t’u larguar në këtë pikë të lojës. Përveç kësaj Bledi u ndal edhe tek një nga banorët e shtëpisë, konkretisht Luizi për të cilin u shpreh se:
Luizi kishte një veti që të vinte me shpatulla mbas murit dhe të grushtonte pa ndalesë edhe nëse arbitri i frynte bilbilit.
Advertisements
Pse e lejonin banorët këtë gjë?
Unë kam qenë një nga njerëzit që nuk kërkoja që të ndërhyja në këto debate sepse gjatë kohës që Luizi bullizonte dhe vajzat, si rasti i Teas, u lemerisa kur i përmendi format, gjoksin, vithet dhe asnjëra nga femrat aty nuk reagoi.
Advertisements
Ne të gjithë pamë planin A të Bledit mbrëmjen e djeshme, por a kishte gazetari një plan B për lojën e tij nëse do të qëndronte brenda?
Plani A ishte përçarja e bërthamës. Plani B ishte që unë do të tregohesha i pamëshirshëm me të katërt ata. Do ta filloja me Luizin, i cili pa Kiarën do të bëhej mjaft agresiv dhe jam i sigurtë që ndoshta degradimi do të shkonte edhe me kërcënime reale dhe thashë që kjo lojë kaq e bukur 60 ditë, më mirë po e lë lojën këtu. Thashë më mirë të largohem sesa të agravoj lojën