Një plagosje me thikë është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë.
Sipas informacioneve, mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali pranë urës së ngushtë të Paskuqanit në Tiranë.
Advertisements
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar autorin e ngjarjes, T. Durishti.
Advertisements
Fillimisht mes dy personave ka pasur konflikt për motive të dobëta dhe autori e ka qëlluar me thikë. Raportohet për dy të plagosur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.