Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00 ku bëhet me dije se shtetasi Xh. L., është vetvrarë me armë gjahu në banesën e tij.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje ku dhe po punon për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Advertisements

Më datë 12.02.2023, rreth orës 22:00, në rrugën “Ali Shefqeti”, dyshohet se është vetëvrarë, me armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi Xh. L., 62 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.