Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Bërxullë, në afërsi të përroit të Limuthit. Sipas policisë viktima është i moshës 48-vjeç dhe inicialet e identifikimit janë E.T.
Njoftimi i Policisë:
Advertisements
Më datë 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, është gjetur një kufomë e s eksit mashkull.
Nga veprimet e para hetimore të kryera, në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç.
Advertisements
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.