Një aksident ka ndodhur në fshatin Vranisht të Kukësit, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur dy persona. Një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur një automjet tjetër tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. K.

Si pasojë, është dëmtuar shoferi i mjetit të parë dhe pasagjerët në automjetin e dytë. Policia ka arrestuar një 36-vjeçar, njëri nga shoferët, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në fshatin Tregtan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Advertisements

Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin tip “Volksëagen”, në fshatin Vranisht, ka përplasur një automjet tjetër tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin A. K.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi M. M., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë. Gjithashtu, janë dëmtuar lehtë pasagjerët e automjetit me drejtues shtetasin A. K., shtetasja R. K. dhe një 16-vjeçar, të cilët pasi kanë marrë mjekim, janë larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.