Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal nate në Greqi, ku shqiptarët kanë plagosur me thikë një 22-vjeçar grek.
Bëhet me dije se pas një sherri, një 33-vjeçar shqiptar ka goditur me thikë grekun dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke hypur në një taksi që drejtohet nga një miku i tij po me shtetësi shqiptare.
Advertisements
22-vjeçari ashtu i plagosur ka hypur në makinë dhe ka nisur të ndjekë autorët, por në një moment ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një farmaci.
Në vendngjarje ka shkuar policia greke dhe 22-vjeçari është dërguar menjëherë në spital. Sipas informacioneve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.
Advertisements