Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë. Bëhet me dije se një automjet ka përplasur një këmbësor rreth 40 vjeç në hyrje të qytetit, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së aksidentit fatal për 40 vjeçarin, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Advertisements
Njoftimi i Policisë:
Lezhë / Informacion paraprak
Advertisements
Rreth orës 20:00, në hyrje të qytetit Lezhë, konkretisht në afërsi të “Kryqëzimit të Shëngjinit”, shtetasi N. S. duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor të gjinisë mashkull, akoma i paidentifikuar, i cili është dërguar në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.