Një ngjarje tragjike është regjistruar në Lushnje. Një çift i të moshuarve është gjetur pa shenja jete në banesë.
Viktimat, Lame dhe Qelibare Kalliri dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Advertisements
Njoftimi i policise:
Lushnjë/Informacion paraprak
Advertisements
Rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit L. K., 90 vjeç dhe Q. K., 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.