Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së ditës së sotme.

Përmes një postimi në “Facebook”, Blushi shkruan se “uragani po vjen” dhe ndryshimi i madh fillon nga dita e sotme, teksa më tej thekson se Edi Rama është i pashpresë.

Advertisements

Njoftimi i plotë:

Edi Rama është absolutisht i pashpresë!

Advertisements

Ndryshimi i Madh fillon nga sot! ????????

#EjaEdheTi #Bashkohu 12:00”, shkruan Blushi.

Ndërkohë, që prej pasdites së djeshmet punimet vijojnë për blindimin e Kryeministrisë dhe Kuvendit, për shkak të protestës së thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha.

Mbi 1500 efektivë të Policisë së Shtetit do të jenë në terren, ndërkohë rrugët të cilat do të jenë të bllokuara për qarkullimin e automjeteve janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.