Ka nisur organizimi i protestës së thirrur nga lideri i PD, Sali Berisha ditën e sotme (11 shkurt) përballë Kryeministrisë.

Advertisements

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Panorama, ka nisur ngritja e podiumit përpara zyrës së kryeministrit Rama.

Ndërkohë kanë mbërritur edhe forcat e para të policisë, që ndodhen tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Advertisements

Gjatë ditës së djeshme (10 shkurt) janë blinduar edhe dyert e Kryeministrisë.