Deputeti demokrat, Lefter Gështenja ka kërkuar disa ndryshime në ligjin për Nëpunësin Civil. Kjo pas skandalit me aplikacionin “Aktivisti”, për të cilin opozita shprehet se 70 mijë punonjës të administratës po iu bëhet shantazh për qëllime politike. Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ditën e djeshme Gështenja u shpreh se ky propozim synon të ndalojë tentativën e qeverisë për të shantazhuar administratën. Sipas tij, nëpunësit publikë po humbasin privatësinë e tyre duke u loguar në këtë aplikacion dhe monitorohen deri në dhënien e votës. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të bëjë presion që këto ndryshime të miratohen sa më parë.

“Propozimet synojnë të ndalojnë ligjërisht çdo tentativë të qeverisë të detyrojë nëpunësit publike të shantazhohen. Këto ditë është publikuar skandalin me “Aktivistin” ku 70 mijë shqiptarë po përdoren për synime politike atyre i kërkohet që të jenë aktiv politikisht në këtë platformë ku skandali ka të bëjë me faktin se të gjithë përdoruesit humbasin privatësinë dhe monitorohen deri në dhënien e votës por ky nuk është i vetmi, te raporti i OSBE/ODIR vërejmë se për qëllime politike në veçanti po përdoret për të ushtruar presion politik ndaj administratës ku presioni është aq i shëmtuar saqë në faqet personale të administratës gjejmë lajme propagandistike dhe mjafton të shohësh like apo share dhe në orarin zyrtar është e përfshirë me detyrimin në këtë skandal.

Advertisements

Projektligji i propozuar ndalon çdo nëpunës civil që të krijojë grupe apo platforma komunikimi apo të postojë postime me nuancë politike në platforma sociale, ndryshimet ligjore do të garantojnë se asnjë punonjës i administratës nuk do të jetë i detyruar të marrë pjesë në mitingje politike në shpërndarje apo komunikim dixhital përfshirë edhe në këtë aktivitet. Edi Rama nuk duhet të fshihet dhe as të votojë miratimin e këtyre ndryshimeve ligjore, synimi Edi Ramës është pushteti. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë presionin e duhur që këto ndryshime ligjore të miratohen sa më parë”, deklaroi Gështenja.

Sulmet e opozitës, reagon Braçe

Advertisements

Ndërkohë deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar dje pas akuzave të opozitës mbi përdorimin e aplikacionit “Aktivisti” nga Partia Socialiste. pwrmes njw statusi nw rrjetet sociale, Braçe thotë se i gjithë sulmi mbi platformën është fashizëm i mbështetur mbi dokumente false. Ai i referohet një liste të rreme të bërë publike nga mediat pranë opozitës, me emra përdoruesish të këtij aplikacioni, që në fakt sipas tiij, nuk ekziston.“Pra, të jesh në aktivist është çështje zgjedhore, jo detyrimi.

Ndërkohë, furia mbi aktivist dhe aktivistët e partisë Socialiste është fashizëm. I përsëritur madje. I mbështetur në “dokumente” të rreme, më konkretisht “lista të rreme”, mu si fashizmi bënte. E nisën me patronazhimin dhe patronazhistët , një sulm tipik fashist mbi njerëz të vërtetë, real, punëtor partie që bëjnë një gjë të drejtë, të cilën militantët e PD e LSI, e kanë bërë, e bëjnë me para, madje me para të madhe. Publikuan “dokumente” te cilat unë që kam bërë një mal me fushata nuk I kam pasur kurrë, e ndërtuan mbi to një furi fashiste mbi PS. Shikoni, e gjitha që është nën sulm është organizmi. Është e ligjshme dhe veç përmes zgjedhjes, asnjë detyrimi e ndëshkimi për shkak të mosbindjes”, shkruan Braçe.