Forcat Ajrore të SHBA-së kanë zhvilluar sot një provë të paarmatosur të raketës balistike ndërkontinentale “Minuteman III” nga brigjet e Kalifornisë, në një ushtrim për të treguar gatishmërinë bërthamore.
Testi nisi në orën 23:01 nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kaliforni, njoftuan autoritetet të premten.
Advertisements
Ishte një aktivitet “rutinë” “që synonte të demonstronte se kapaciteti bërthamor i Shteteve të Bashkuara është i sigurt, i besueshëm dhe efektiv”, sipas njoftimit.
“Kjo provë zemrën e misionit tonë të parandalimit në skenën botërore, duke siguruar kombin tonë dhe aleatët e tij se armët tona janë të afta dhe avionët tanë janë gati dhe të gatshëm për të mbrojtur paqen në të gjithë globin në një moment”, tha gjenerali Thomas A. Bussiere, komandant i Komandës së Goditjes Globale të Forcave Ajrore.
Advertisements
Autoritetet thanë se raketa ndërkontinentale udhëtoi rreth 6500 kilometra dhe ra në pranë Ishujve Marshall, duke treguar saktësi dhe besueshmëri të sistemit ICBM amerikan.
Megjithatë, testi vjen vetëm një ditë pasi Koreja e Veriut zhvilloi një paradë ushtarake ku tregoi dhjetra raketa me kapacitet bërëthamor, ndërsa tensionet mes SHBA dhe Kinës rritur pas incidentit me balonën spiune.